Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rusi me pasaportë shqiptare Matvei Petrov fiton tjetër medalje për Shqipërinë

18:46 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7a5f019d9d534866b66915d26e961550
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka siguruar në fundjavë një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare sportive nëpërmjet njërit prej sportistëve të huaj, të adoptuar në ngjyrat kuqezi. Kjo sepse Matvei Petrov ka shënuar një tjetër rezultat të madh në evenimentet e rëndësishme të gjimnastikës. 32-vjeçari rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur që të fitojë medalje bronzi në Kupën e Botës, e cila po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Me 14.766 pikë, gjimasti u rendit në vend të 3-të në disiplinën e kalit me doreza.

Petrov realizoi një paraqitje shumë të mirë, që i mundësoi edhe vendin në podium. Medalja e artë në kalin me doreza u fitua nga kazaku Nariman Kurbanov, i cili grumbulloi 15.300 pikë, ndërsa argjendi shkoi për irlandezin Rhis MekKlenafan, që grumbulloi 14.933 pikë. Siç dihet, që prej vitit 2018, Matvei Petrov përfaqëson flamurin kuqezi, duke arritur rezultate të mëdha, siç ishte titulli “kampion e Evropës” në Mersin në vitin 2020. Pa harruar 2 medalje e ari, një argjendi dhe një bronzi në garat e “Ëorld Challenge”.

E bronzta në Baku është medalja e parë në Kupat e Botës nën flamurin shqiptar, pasi një të tillë e kishte fituar më parë kur garonte për Rusinë. Veprimtaria e zhvilluar në Azerbajxhan është Kupa e 3-të e Botës për vitin 2023 në gjimnastikë artistike, pas eventeve të mbajtura fillimisht në Kotbus të Gjermanisë, nga data 23, deri më 26 shkurt, dhe në Doha, nga data 1, deri 4 mars.

Nga data 27, deri më 30 do të jetë radha për Kupën e 4-t të Botës në Egjipt, për t’u lënë vend më pas garave  “World Challenge”, të cilat do të jenë 6 të tilla. Të gjitha këto janë aktivitete kualifikuese për në Olimpiadë. Ndërsa evenimenti më i rëndësishëm i sezonit do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet nga 30 shtatori deri më 8 tetor në Antverp të Belgjikës.

kupe bote Matvei Petrov medalje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.