TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe vetëtima, nga kjo e shtunë moti merr kthesë të papritur

18:09 / March 31, 2023

Arben Malaj: Nëse inflacioni rritet më shumë se pagat, vendi shkon në krizë

17:47 / March 31, 2023

Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e rojës, dy ngjarje tmerruese që tronditën banorët në “Big Brother”

17:39 / March 31, 2023

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët makina në mes të Tiranës

17:30 / March 31, 2023

Dalin pamjet e rënda nga aksidenti i frikshëm në aksin ‘Manëz-Gjiri i Lalëzit’ (VIDEO)

17:27 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sporti

Rusi me pasaportë shqiptare Matvei Petrov fiton tjetër medalje për Shqipërinë

18:46 / March 13, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria ka siguruar në fundjavë një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare sportive nëpërmjet njërit prej sportistëve të huaj, të adoptuar në ngjyrat kuqezi. Kjo sepse Matvei Petrov ka shënuar një tjetër rezultat të madh në evenimentet e rëndësishme të gjimnastikës. 32-vjeçari rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur që të fitojë medalje bronzi në Kupën e Botës, e cila po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Me 14.766 pikë, gjimasti u rendit në vend të 3-të në disiplinën e kalit me doreza.

Petrov realizoi një paraqitje shumë të mirë, që i mundësoi edhe vendin në podium. Medalja e artë në kalin me doreza u fitua nga kazaku Nariman Kurbanov, i cili grumbulloi 15.300 pikë, ndërsa argjendi shkoi për irlandezin Rhis MekKlenafan, që grumbulloi 14.933 pikë. Siç dihet, që prej vitit 2018, Matvei Petrov përfaqëson flamurin kuqezi, duke arritur rezultate të mëdha, siç ishte titulli “kampion e Evropës” në Mersin në vitin 2020. Pa harruar 2 medalje e ari, një argjendi dhe një bronzi në garat e “Ëorld Challenge”.

E bronzta në Baku është medalja e parë në Kupat e Botës nën flamurin shqiptar, pasi një të tillë e kishte fituar më parë kur garonte për Rusinë. Veprimtaria e zhvilluar në Azerbajxhan është Kupa e 3-të e Botës për vitin 2023 në gjimnastikë artistike, pas eventeve të mbajtura fillimisht në Kotbus të Gjermanisë, nga data 23, deri më 26 shkurt, dhe në Doha, nga data 1, deri 4 mars.

Nga data 27, deri më 30 do të jetë radha për Kupën e 4-t të Botës në Egjipt, për t’u lënë vend më pas garave  “World Challenge”, të cilat do të jenë 6 të tilla. Të gjitha këto janë aktivitete kualifikuese për në Olimpiadë. Ndërsa evenimenti më i rëndësishëm i sezonit do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet nga 30 shtatori deri më 8 tetor në Antverp të Belgjikës.

kupe bote Matvei Petrov medalje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Real Madridi ka gati 110 milionë euro për Allister

13:07 / March 31, 2023

Pioli pret krahëhapur sulmuesin e Real Madrid

10:05 / March 31, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Tirana për rekord. Vllaznia për të tretën radhazi

11:41 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët makina në mes të Tiranës

17:30 / March 31, 2023

Dalin pamjet e rënda nga aksidenti i frikshëm në aksin ‘Manëz-Gjiri i Lalëzit’ (VIDEO)

17:27 / March 31, 2023

Aksident në Durrës/ Makina përfundon në kanal, 4 të plagosur

16:56 / March 31, 2023

Shqipëria si Big Brother,  12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona për 2022-in. Në ‘rrjetë’ 160 persona

16:34 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Reshje shiu, breshër dhe vetëtima, nga kjo e shtunë moti merr kthesë të papritur

18:09 / March 31, 2023

Arben Malaj: Nëse inflacioni rritet më shumë se pagat, vendi shkon në krizë

17:47 / March 31, 2023

Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e rojës, dy ngjarje tmerruese që tronditën banorët në “Big Brother”

17:39 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.