Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Koka e gjarprit”, media britanike tregon sesi mafia shqiptare ka marrë kontrollin e Europës

12:08 / March 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 73
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media britanike “The Spectator”, shkruan për fuqizimin e mafias shqiptare. Në artikull theksohen dhe deklaratat e fundit të kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili ka propozuar se për të luftuar emigracionin e paligjshëm duhet që të goditen fillimisht bandat kriminale. “The Spectator”, e cilëson mafian shqiptare si më të fuqishmen në kontinent, ku sipas tyre pikat më të sukseshme të gangsterëve shqiptarë janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizimi.

Pjesë nga artikulli:

Vihet re se javët e fundit ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak. Qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo-francez në Paris, Sunak ka përsëritur se çelësi për të goditur krizën e emigrantëve është ‘thyerja e ciklit të bandave kriminale’.

Koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin gjithmonë e më të dhunshme, ndërsa zgjeronin rrjetin e trafikut të drogës dheqënieve njerëzore. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani.

Pikat e forta të mafies shqiptare janë, sipas policisë belge, ‘disiplina, besueshmëria dhe profesionalizmi i gangsterëve, dhe aftësia e tyre për t’u lidhur veçanërisht shpejt me organizatat e tjera kriminale’. Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilët furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Evropë.

Prokurori Ëilliam Barr foli për mënyrën sesi kartelet meksikane ‘përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të afirmuar veten’. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 për qind e emigrantëve që arrinin në BE përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafian italiane, shqiptarët, sipas agjencive franceze, kanë ‘korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj dokumenteve të falsifikuara.

Mafia shqiptare ka krijuar rrjete trafikimi në të gjithë Afrikën e Veriut, nga Maroku në Libi, si dhe në Ballkan, duke kontrolluar rrugët e migrimit dhe kampet e tranzitit. Vitet e fundit, ata janë shtyrë në veri të Francës, prandaj numri i anijeve të vogla në të gjithë Kanalin u rrit që nga viti 2018. Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe.

mafia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.