Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mesazhet e intuitës tuaj që nuk duhet t’i injoroni

14:02 / March 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2097E512 2EED 4317 A755 F34FEC43E57C 750x550 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Harley Manson/

Kur i referohemi zemrës nuk nënkuptojmë zemrën si organ. Por nënkuptojmë diçka shumë më të madhe se ajo.

Mund t’i quani mesazhe nga instinktet, Universi, Zoti, zemra, shpirti juaj etj. Është mirë ta dëgjoni këtë pjesë të vetes. Nuk mund të mohohet se ndonjëherë, ne i parandjejmë gjërat apo dimë gjëra që nuk duhet t’i dinim.

Pavarësisht nëse kjo është një ndjenjë që kemi për dikë, që në fund del të jetë e vërtetë apo një parandjenjë se do të ndodhë diçka, ne thjesht e dimë këtë.

Natyrisht, sinjalet kryqëzohen, por disa mesazhe apo ndjenja nuk duhet t’i injorojmë asnjëherë.

Ja 6 prej tyre:

1. Kjo gjë është e rrezikshme

Që në krye të herës, njerëzit kanë qenë në gjendje ta parandiejnë kur janë në rrezik. Edhe nëse ekziston ndjesia më e vogël se diçka nuk shkon, fakt është që ne kemi lindur me aftësinë për ta ndjerë rrezikun dhe për t’u mbrojtur prej tij. Ndaj dëgjojeni gjithnjë zemrën tuaj kur ua thotë këtë.

2. Janë në rrezik njerëz të tjerë

Ne jemi në thelb të lidhur me të tjerët. Këtë e quajmë pavetëdije kolektive ose quajeni thjesht lidhje, sepse është e vërtetë. Nëse ndjen se dikush që e doni apo njihni është në rrezik, atëherë thuajani atij.

3. Frymëzimi që ndez një zjarr tek ju

Qëllimi ynë ndodhet brenda nesh. Secili prej nesh përmban një pjesë të Krijuesit tonë. Dhe ajo shkëndijë, ai pasion e frymëzim që na jep nga brenda, janë reale. Ndaj mos e injoroni kurrë këtë.

4. Ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj

Nëse keni njohur ndonjëherë dikë që ka pasur një sëmundje serioze terminale, atëherë e dini se shumica e njerëzve mund ta kuptojnë thellë në vetvete kur diçka nuk është në rregull, edhe para se ta dinë me siguri. Nëse zgjoheni dhe ndjeni sikur diçka nuk shkon me ju, besojini vetes.

5. Ky person duket si i duhuri për mua
Kur u ri–takova pas shumë kohësh me atë që është sot bashkëshorti im, pata një ndjenjë tëthellë brenda meje. Me të ndihesha sikur isha në shtëpinë time, sikur të kishim shumë vite bashkë, edhe pse nuk ishim parë që nga vitet e shkollës së mesme.

E dija se duhej të isha me të, dhe se kjo do të ndodhte. Që nga ai moment, ne kemi qenë në jetën e njëri-tjetrit, dhe martesa jonë është gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë. Ndaj nëse ndiheni sikur me dikë pranë ndiheni si në shtëpinë tuaj, besoni asaj ndjenje.

6. Ndjenja sikur e njihni dikë

A keni takuar ndonjëherë dikë dhe jeni ndjerë sikur e njihni tashmë? Edhe nëse realisht nuk e keni takuar asnjëherë më parë, ai duket si dikush që ju e njihni. Dëgjojeni atë ndjenjë, pasi ajo na ndihmon të njohim lidhjet kozmike. / awarenessact – bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.