Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Këshilla për lëkurë të yndyrshme

19:13 / March 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
life
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit me lëkurë të yndyrshme përballen me shumë sfida dhe shqetësime në të gjitha stinët.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, gjendrat dhjamore prodhojnë shumë sebum, një substancë dylli dhe vajore që mbron dhe hidraton lëkurën.

Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron epidermën, shtresën e jashtme të lëkurës.

Si ta përshtatni rutinën tuaj të kujdesit me llojin e lëkurës:

1.Një nga mënyrat më të mira (dhe ndër të vetmet) për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe mbrëmje. Papastërtitë e grumbulluara dhe yndyra e tepërt bllokon poret dhe shkakton aknet. Larësit më të sugjeruar janë ata me bazë xheli ose shkume. Sigurohuni që të merrni larës “oil-free”, pa përmbajtje vajore. Mos përdorni asnjëherë shampo flokësh apo sapun duarsh për të pastruar lëkurën.

2.Është e  rëndësishme të aplikoni një scrub 1-2 herë në javë për eksfolim. Sebumi, apo yndyra e tepërt bën që qelizat e vdekura të dalin në sipërfaqen e lëkurës, duke rezultuar në puçrra, akne, pika të zeza etj. Edhe këtu, aplikojeni butësisht dhe mos u tregoni të ashpër me lëkurën tuaj.

3.Përdorimi i një toniku do të heqë papastëritë e fundit të tualetit të ditës dhe do ju ndihmojë në eleminimin e vajit të tepërt. Përzgjidhni një tonik pa alkool.

4.Ndonjëherë ndjesia e lëkurës së thatë, direkt pas larjes bën që mos të vendosim hidratues, pasi për një moment duket sikur ju kthen përsëri aty ku ishit, në një lëkurë të yndyrshme, por lëkura vajore ka nevojë për hidratues dhe hidratim. Heqja e yndyrës pa hidratimin e duhur, do inkurajojë gjendrat dhjamore nën lëkurë të prodhojnë më shumë vaj për ta kompensuar. Prandaj, zgjidhni një hidratues pa përmbajtje vajore dhe mos e lini pas dore këtë hap.

5.Frika nga ndjesia e yndyrës bën që shumë vajza mos t’i përdorin kremrat e diellit. Rezultatet, nëse e bëni këtë do të jenë: njolla kafe, rrudha, lëkurë e djegur etj. Zgjidhni një krem që ju përshtatet dhe vendoseni çdo ditë në fytyrë.

akne lekure e yndyrshme rutine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.