Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plani i PL-së, Meta: Kredi për çiftet e reja. Pagë e plotë për lejet e lindjeve. Tre-fishimi i bonusit të bebes

12:15 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1678878175 Screenshot5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një tryezë për familjet shqiptare, ku shpalosi disa propozime, si mbështetje për çiftet e reja me kredi dhe nxitje të lindshmërisë në vend.

“Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurtë e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve. Për mirërritjen e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrolleve të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjëse të bashkisë. Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështetesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe qendrave shëndetësore, që fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsa është shumëfishuar, nuk janë shtuar, përkundrazi”,-tha Meta.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

1-Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)

2-Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)

3-Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

4-Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

5-Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).

6-Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:

7-Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.

8-Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.

9-Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.