Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet vendore, pjesëmarrja dhe si janë ndarë votat në proporcional mes partive nga 1992- 2019

18:59 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Armando META

Kur kanë mbetur edhe rreth dy muaj që zgjedhësit t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit, partitë fillojnë të bëjnë edhe llogaritë jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë, por edhe të këshilltarëve bashkiakë, të cilët zgjidhen mbi bazën e proporcionalit. Pra, të votave që zgjedhësit hedhin për subjektet politike.

Për të krijuar një panoramë të rezultateve dhe ndarjes së votave në proporcional, rtsh.al sjell edhe historikun ndër vite të ndarjes së votave mes dy partive më të mëdha në vend PS- PD në zgjedhjet vendore.

PS- PD, votat dhe diferenca

Zgjedhjet vendore në rang vendi nga viti 1992 deri në 2019, janë dominuar thuajse tërësisht nga PS. Me përjashtim të zgjedhjeve vendore në vitet 1992 dhe 1996, të cilat në mazhorancë ka qenë PD, 6 zgjedhjet e tjera të zhvilluara në shkallë vendi, aktori kryesor ka qenë PS.

Në harkun kohor të 31 viteve për socialistët kanë votuar 3 665 950 zgjedhës, ndërsa për PD 3 052 107 votues. Diferenca mes të dy subjekteve politike është prej 613 843 votuesish.

Proporcionali kombëtar

Ajo që vihet re në tabelat e rezultateve është fakti se nga viti në vit numri i votuesve është në rënie. Për PS, në proporcional, vetëm në vitin 1992, 2000 dhe në vitin 2019, kanë votuar mbi 500 mijë zgjedhës, ndonëse zgjedhjet e fundit lokale të 2019-s janë bojkotuar nga partitë e opozitës dhe për pasojë nuk përbëjnë burim reference në rezultatet zgjedhore.

Ndërsa PD rezultatin më të mirë në proporcional e ka pasur në vitin 1992 dhe 1996, ndërsa në 5 zgjedhjet e tjera ka qenë poshtë shifrës së 400 mijë votave.  

Lëvizja Socialiste për Integrim, (sot Partia e Lirisë) konkurroi për herë të parë më 2007, ndërsa Fryma e Re Demokratike më 2015.

Në Shqipëri zgjedhjet lokale zhvillohen në të njëjtën ditë në nivel kombëtar. Nga mënyra sesi zhvillohet fushata elektorale dhe organizimi i tyre, zgjedhjet lokale ngjasojnë më së shumti me zgjedhjet politike parlamentare.

Sistemi mazhoritar i votimit për kryetarët e bashkive vijon të jetë me një raund që prej vitit 2003.

Prej vitit 2014, për shkak të ndarjes së re territorial, nuk ka më komuna, ndaj votohet vetëm për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore (1992-2019)

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore ka diferencë me pjesëmarrjet në zgjedhjet parlamentare. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar më 1992 (70%) dhe më e ulët më 2019 (22%). Shifrat e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e tjera janë luhatur mes 45% dhe 50%. Zgjedhjet e vitit 2019 janë bojkotuar nga partitë e opozitës, ndaj vlerësohet se kanë pasur dhe një përqindje të ulët pjesëmarrje.

Zgjedhjet vendore, tabela e votave në proporcional kombëtar 1992-2019

ba45cba1995a4458a8ea828be322b8a0
bee9d4903b164ed68d51bf4affbb16e6

Armando Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.