Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjekja Psikiatre: Skizofrenia mund të shfaqet që në moshën 13-vjeçare

23:48 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irena thona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndër sëmundjet më të rënda të shëndetit mendor është skizofrenia. Mjekja Psikiatre Irena Thona, e ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e “Opinion”, shpjegon se ajo që e bën më të rëndë këtë sëmundje është fakt që mund të shfaqet që në fëmijëri. Mjekja shpjegon se kjo sëmundje sjell çrregullime të mendimit, të perceptimit. Personat që vuajnë prej saj, perceptojnë diçka që nuk ekziston dhe shkëputen nga realiteti. Thona shpjegon po ashtu se skicofrenia dhe psikopatia janë dy gjëra të ndryshme.

Irena Thona: Skizofrenia është sëmundja më e rëndë që është në shëndetin mendor për faktin se ka një tendencë për të patur një fillim të hershëm, që mund të fillojë edhe në moshën 13-14 vjeçare. Sidomos rastet me fillim të hershëm kanë dhe ecurinë më të keqe, ka një lloj ashpërsie, ka tendencë për t’u bërë kronike. Prek 1 përqind të popullatës, por mund të jetë edhe më shumë. Përbën një nga sëmundjet që ka barrën më të rëndë të shoqërisë, sepse është një ndër 10 sëmundjet më të rënda me një barrë sociale dhe ekonomike për shoqërinë. Kjo për shkak të kronicizimit të sëmundjet dhe invalidizimit të personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Shoqërohet me çrregullime të mendimit, të perceptimit, dëmtim të funksionimit. Çrregullime të percepsionit, do të thotë të perceptosh diçka që nuk ekziston, që nuk është reale, të mendosh diçka që nuk është reale. Pra të shkëputesh nga realiteti, prandaj quhet skicofreni, diçka që çahet ndërmjet vetes dhe realitetit.

Blendi Fevziu: Ka fjalë të ndryshme në Shqipëri që i përdori, skizofreni, psikopati.

Irena Thona: Jo janë të ndryshme. Psikopatia ka të bëjë më çrregullime të personalitetit. Dhe kryesisht me çrregullime të personalitetit antisocial. Përgjithësisht personat antisocial, në përgjithësi thyerjen e rregullave, ligjin, ligjet e shoqërisë, janë ata që gjenden të izoluar dhe nëpër burgje. Janë përgjithësisht personat me personalitet antisocial.

irena thona psikiatre skicofrenia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.