Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 48-vjeçari në Vorë. Pas sherrit në rrugë me kushëririn, qëlloi brenda lokalit me çifte

09:13 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1678953509 fj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vorës ka vënë në pranga Edmond Picarin. Ai ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar me Ervin Picarin në rrugë, dhe më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ambientet e lokalit ku ishte Picari. Të dy janë fqinj, por edhe kushërinj të largët. Sipas disa deklarimeve, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin.

Njoftimi i plotë nga Policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Edmond Picari Ervin Picari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.