Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kreu i SPAK-ut raportim në KLP, Dumani: Rritje me 30% të çështjeve për gjykim për korrupsion

10:48 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 16 at 10.30.34 AM 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se për vitin 2022 u rrit numri i çështjeve që janë dërguar për gjykim që lidhen me korrupsionin në krahasim me vitin 2021. Sipas Dumanit, gjatë vitit 2022 janë dërguar për gjykim 43 çështje penale me 208 të pandehur të akuzuar për korrupsion, një rritje me 30% të numrit të çështjeve dhe 117% të numrit të të pandehurve.

“Prokuroria e Posaçme ka pasur një rritje të procedimeve penale dërguar për gjykim, nga 43 procedime penale me 239 të pandehur në vitin 2021, në 57 procedime penale me 344 të pandehur në vitin 2022, duke pasur një rritje për një numër çështjesh me rreth 19% dhe për numër të të pandehurve ky tregues rritet me rreth 44%.

Është e rëndësishme të cilësohet se për vitin 2022 janë dërguar për gjykim 10 çështje penale me 100 të pandehur për veprat penale në kuadrin e krimit të organizuar ku ka një rritje me 16% të numrit të të pandehurve në raport me vitin paraardhës.

Vlen të nënvizohet se janë dërguar për gjykim 43 çështje penale me 208 të pandehur të akuzuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ku ka një rritje prej 30% të numrit të çështjeve dhe 117% të të pandehurve në krahasim me vitin paraardhës”, tha kreu i SPAK ndër të tjera teksa prezantoi raportin për punën e SPAK gjatë vitit 2022.

Altin Dumani spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.