Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënë lehonë në burg, ministrja Spiropali: Të lirohet sot dhe jo nesër, të shkojë pranë fëmijës

11:24 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spirpoja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Shtetin dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Diana Bahçjas, nëna lehonë e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg. Spiropali iu ka bërë thirrje organeve më të lartë të drejtësisë në vend që të përshpejtojnë veprimet dhe të lirojnë që sot nënën lehonë që të shkojë pranë fëmijës së saj.

“Nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë. Diana Bahçja duhet të lirohet menjëherë, gjykatësi duhet ta lirojë sot edhe jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cila gjykatë arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë.

Duhet që institucionet si ILD, po tani edhe KLGJ të përshpejtojë procedurat të bëjë të mundur që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës së saj.

Unë kam folur me avokatin e zonjës, jam në komunikim të vazhdueshëm, gjykatësi duhet ta lirojë. Duhet bërë një analizë jo vetëm për rastin ku gratë dënohen më shumë, ndërkohë që burrat që iu marrin jetën grave dalin nga burgu. Kjo padrejtësi duhet të adresohet me ligje, me kontroll parlamentar dhe me ndërgjegje të atyre gjykatësve dhe prokurorëve”,-tha Spiropali.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.