Autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, 34-vjeçari Ernejt Shyti ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka folur në gjyq edhe për porosi të tjera për eliminime.
Shyti ka dhënë dëshmi tronditëse në seancën në Gjykatën e Posaçme. Ai ka pohuar se personat që e kishin porositur për të eliminuar biznesmenin Behar Sofia i kishin kërkuar të kryente një vrasje tjetër në Gjermani.
Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë vrasje do të paguhej 500 mijë euro.
Sipas porositësve, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person i njohur me pseudonimin “Bajlozi”, të cilin nuk e njihte.
Shyti ka treguar më tej me detaje vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nga përgatitja e krimit deri tek finalizimi.