Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga ulja e gjobave te heqja e policëve nga rrugët/ Propozimet e deputetit për Kodin Rrugor

17:29 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore 1544820919 9629176
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti Lefter Gështenja ka paraqitur një sërë propozimesh për Kodin Rrugor.

Ai ka kërkuar heqjen e postblloqeve policore nga rrugët, rritjen me 50% të posteve për parking në akset rrugore të bashkive, revokimin e pezullimit të patentës kundrejt pagesës, si dhe uljen e vlerës së gjobave me 50% .

Propozimet e deputeti Lefter Gështenja:

Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50%  te vleres se percaktuar  ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale.

Propozohet heqja e sherbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare.

Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve  per parking ne akset rrugore te bashkive  te jene PUBLIKE pa pagese. Gjithashtu  bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.

Për te gjithe  qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht.

Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore  por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi.

Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet nga 5 dite behet 15 dite.

heqja e policëve Kodin Rrugor ulja e gjobave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.