Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Premtimet e Veliajt për mandatin e dytë: Ndërtimi i 17 shkollave, Piramida, Unaza…

22:39 / April 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1555358293
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i 17 shkollave të reja dhe dhënia fund e mësimit me dy turne përbëjnë objektivin kryesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mandatin e dytë. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se vitet e para këtij mandati që po mbaron u përqendruan te rikthimi i kryeqytetit në normalitet, ndërsa mandati i dytë do ti kushtohet kryesisht zgjidhjes së problematikave dhe projekteve të mëdha, siç është edhe ai për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

“Ne garën e kemi me veten, nuk merremi me vitet e kaluara. Kemi bërë një pjesë të parë të ndeshje sa më shumë rendiment por si kemi bërë të gjithë golat. Është akti i dytë i një opere, i një shfaqje. Një shfaqje në aktin e parë kishte fazën e emergjencës. Ishin katër vitet e emergjencës, emergjencë shpirtërore , mentaliteti. Faza e emergjencës ishte sjella e Tiranës në binarë, duke nisur nga më të vegjlit. Çdo familje kështu e ka. Kaloi faza e emergjencës. Kemi hyre tek problematika pak luksi për Tiranën. Në mandatin e  dytë kemi një ambicie shumë të madhe, sapo kemi hyrë tek zgjidhja përfundimtare e  shkollave me dy turne. 17 shkolla të reja të mesme dhe 9-vjecare. Jemi pothuajse në finish të këtij projekti të madh”, tha Veliaj.

Por përveç shkollave, kryebashkiaku renditi dhe një sërë projektesh të tjera që përveçse do krijojnë më shumë mundësi punësimi, do të sjellin dhe më shumë zhvillim për qytetin. Të tilla ai përmendi, transformimin e Piramidës në një qendër multifunksonale të teknologjisë, Bulevardin e Ri, Kopshtin Zoologjik, Unazën e Madhe dhe Terminalin Multimodal.

“Piramida po ashtu, e cila është pallati i pionierëve për kompjutera, ku 5 mijë fëmijë do mësojnë elektronikë. Sot kombet që ecin përpara janë ato kombe që dinë, jo ato që kanë. Nëse ne do fitojmë betejën tonë me varfërinë, prapambetjen, do ta fitojmë nëse bëhemi në komb që di.

Duam të përfundojmë Bulevardin e ri të Tiranës. Këtë javë do vijojmë me lirimin e territorit për të shkuar te lumi, atje do shkojmë me një shesh ceremonial Nënë Tereza. Fillojmë terminalin e ri të autobusëve te kthesa e Kamzës. Kopshti zoologjik për fëmijët, bashkim të kopshtit botanik me zoologjik. Pallatet i ka bërë komuna e Farkës ndaj ajo nuk votohet më. Për momentin kemi vendosur të përdorim atë hapësirë se liqeni tërheq një pjesë të popullsisë. Kjo na jep mundësi të zhvillojmë atje një eksperiencë. Duam të vazhdojmë me një terminal tjetër që do jetë në Farkë, tani kanë filluar punimet. Bulevard të ri në Kashar, do ecim me Unazën e Tiranës, do vazhdojmë me pjesën lindore Farkë Tufinë ku gjurma është liruar dhe sigurisht me pjesën e Astirit”, tha Veliaj.

Piramida premtimet SHKOLLA unaza veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.