Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjendet një mjet lundrues 3 mijë vjeçar në Lin dhe vendbanimi palafit më i madh në Europë

19:15 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 lin 1679075035
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjet lundrues më se 3 mijë vjeçar dhe kulturë materiale që e bëjnë vendbanimin palafit të Linit mbase më të madhin në Europë. Këto janë rezultatet e kërkimeve të një grupi arkeologësh shqiptaro-zviceran të bëra publike nga Instituti i Arkeologjisë!

Një mjet lundrues që i përket neolitit të mesëm mund të rezultojë të jetë një gjetje unike në rang europian që del në dritë në zonën e Linit pranë Pogradecit. Në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë, arkeologu Adrian Anastasi dha detaje.

“Me siguri mund ta klasifikojmë edhe si një zbulim unikal. Ne arritëm të identifikonim një mjet lundrues, pirog, e cila është e rëndësishme për sa i përket mjeteve lundruese në atë periudhë, por rezulton të jetë ndër ato pak gjetje që janë bërë në nivel europian për sa i përket kësaj periudhe”, tha Anastasi.

Kërkimet arkeologjike në zonë po kryhen nga një ekip shqiptaro-zviceran drejtuar nga prof Albert Hafner (Universiteti i Bernës), Ilir Gjipali e Anastasi. Tanimë arkeologët po presin rezultatet e analizave të sondazheve të kryera, që mund ta bëjnë sitin palafit të Linit, më të madhin në Europë, raporton News 24.

“Ky sondazh dha datimin më të vjetër në Europë. Jemi në vitin 5710 para Krishtit dhe nëse këto konfirmohen, siti palafit Lin 3, jo vetëm që është më i madhi në Europë, por është i pari që ka filluar të përdorë teknikën e ndërtimit në palafite”, tha ai.

Gjetja e një kulture të pasur materiale në Lin i bën arkeologët të mendojnë se vendbanimet palafite mbi ujë mund të kenë gjenezën në këtë zonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.