Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Videomesazhi i javës, Veliaj: Në këto 8 vite kemi rikthyer rregullin, disiplinën dhe ligjshmërinë

11:30 / March 19, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 19 at 11.23.28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Videomesazhin e kësaj jave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia kushtoi vendosjes së rregullit, kthimit të ligjshmërisë dhe pastërtisë në qytet. Ai kujtoi se si ishte Tirana 8 vite më parë, teksa shtoi se sot, shumë prej hapësirave publike që ishin zaptuar u janë rikthyer qytetarëve. Veliaj nënvizoi se rregulli, pastërtia dhe ligjshmëria në jetën e përditshme të qytetit është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e kryeqytetit sepse pa rregull, pa rend, pa disiplinë, qyteti do të zhytej në kaosin e viteve ‘90.

“8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një situatë thuajse anarkie në rrugët e qytetit tonë, me ndërtime pa leje, zona publike të zaptuara si të ishin pa zot, trotuaret ishin kthyer në makth për qytetarët, parkingjet ziheshin nga arkat e birrës. Mungesa e rregullit në qytet ishte një shqetësim kronik për nënat me karroca, rrugët e pasigurta për fëmijët që shkonin në shkollë, këmbësorët që nuk dinin nga të kalonin mes lokaleve që i vendosnin tavolinat e karriget në mes të rrugës dhe shitësve ambulantë që shisnin në kushte jo higjienike, në çdo oborr shkolle dhe në çdo cep pallati apo trotuar. Ky ishte imazhi i një Tirane që askush nuk ndihet krenar kur e kujton”, kujtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk jemi ende aty ky duhet, por padyshim që sot Tirana është shumë herë më e rregullt dhe më e disiplinuar. “Në qytet ka rregull falë një trupe dinjitoze, të mirëtrajnuar dhe të disiplinuar, që është sot Policia moderne Bashkiake, e cila gjithashtu ka zbutur edhe hendekun gjinor që ekzistonte më parë në këtë institucion, duke rekrutuar 100 vajza police bashkiake nga vetëm 1 që kishte. Sot kjo trupë i përgjigjet denjësisht nevojave dhe halleve të qytetarëve. I jam shumë mirënjohës trupës tonë të Policisë Bashkiake për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm që Tirana të jetë më e sensibilizuar, të jetë më qetë, më e paqtë më e sigurt dhe e rregullt”, tha ai.

Sipas Veliajt, në vitet 2011-2014 Policia Bashkiake merrte mesatarisht 4,600 raportime, ndërsa nga 2019-2022 ka marrë 117,000 raportime dhe ka adresuar 25 herë më shumë çështje dhe problematika të qytetarëve. “Sigurisht, nuk jemi ende në ambicien tonë më të lartë, por kemi arritur të shmangim ndërtimet e zaptimet e paligjshme, që nga rrugët kryesore e deri në brendësi të lagjeve nëpër cepa pallatesh. Ato që ndodhën në vitet ‘90 sot nuk ndodhin më dhe kemi rikthyer shumë hapësira publike tek banorët dhe këmbësorët e qytetit,” shtoi ai.

Veliaj foli me fakte sa i përket ndërhyrjes ndaj informalitetit në Tiranë. “Deri sot janë kryer mbi 980 ndërhyrje për lirimin e zonave të ndryshme nga ndërtimet informale dhe 950 ndërhyrje për t’i hapur udhën projekteve, rrugës te Astiri apo një shkolle, kopshti, çerdhe, apo ndërtimeve të infrastrukturës së tërmetit te lagjia “5 Maji”, apo në zonat ikonike të qytetit, siç ka qenë çlirimi i sheshit Skënderbej, i Pazarit, i Kalasë, i Liqenit të Tiranës. Informaliteti i ndërtimit është ulur me 95% dhe kjo falë, jo vetëm reagimit të menjëhershëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, por edhe asaj të qytetarëve, të cilët njoftojnë në kohë reale sapo dikush vendos gabimisht një tullë, apo bën një ndërhyrje edhe duke përdorur aplikacione si Tirana Ime,” deklaroi ai.

Mandej, ai u shpreh se edhe shërbimi i transportit publik është përmirësuar ndjeshëm. “Ambicia jonë është që Tirana të ketë rregullin dhe ligjshmërinë e një qyteti të denjë europian. Kjo shpjegon pse në vijim të pesëvjeçarit tjetër do të vazhdojmë të mbetemi të angazhuar që të ecim me reformat, dhe rritjen e kapaciteteve, si dhe me modernizimin e shërbimeve, për të siguruar ligjshmëri dhe disiplinë në çdo cep të qytetit dhe ruajtur hapësirat tona të përbashkëta”,-e mbylli Veliaj videomesazhin e tij.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.