Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Protestat masive në Izrael, Netanyahu i prerë: Nuk e pranoj dhunën dhe anarkinë

18:15 / March 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fgsdfgsdh 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se dhuna dhe anarkia nuk do të tolerohen në shtetin që udhëheq ai.

Netanyahu i ka bërë këto deklarata teksa vazhdojnë protestat masive – të cilat kanë hyrë në javën e 11-të – kundër reformave kontroverse të Qeverisë së tij.

“Ne nuk do ta pranojmë anarkinë”, ka thënë Netanyahu në një takim para kabinetit qeveritar.

“Ata janë duke bërë thirrje për bllokim të autostradave, për refuzim, për gjak nëpër rrugë, dhe për sulme kundër figurave publike. Nuk do ta pranojmë këtë. Ne nuk do të pranojmë dhunë nga asnjëra anë”.

Të shtunën, mediat lokale kanë vlerësuar se të paktën 250.000 njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar planet e Qeverisë së krahut të djathtë.

Këto konsiderohen si disa prej protestave më të mëdha në historinë e Izraelit.

Sipas kritikëve, planet e Netanyahut nuk janë demokratike.

Aty përfshihet vendimi që t’i mundësohet parlamentit përmbysja e vendimeve të Gjykatës Supreme me një shumicë të thjeshtë.

Përveç kësaj, politikanët pritet të kenë më shumë ndikim në emërim të gjyqtarëve.

Kritikët frikësohen se reformat do t’i mundësojnë Netanyahut që t’i ikë dënimit në gjyqin për korrupsion.

Netanyahu e ka hedhur poshtë një propozim të presidentit, Isaac Herzog për një kompromis.

Ai ka thënë se propozimi nuk ka qenë i balancuar, dhe se vetëm do ta çimentonte situatën aktuale.

Opozita, në anën tjetër, e ka përkrahur propozimin.

Së fundi ka zëra opozitarë edhe prej brenda Qeverisë.

Ligjvënësi David Bitan, nga partia Likud e Netanyahut, ka bërë thirrje për pezullim të reformës, duke theksuar se kryeministri e zotëron një fuqi të tillë./ REL

benjamin Netanyahu israel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.