Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen në Shqipëri dhe gjërat kanë arritur deri aty sa është krijuar një GoFundMe në emër të tij, që njerëzit të kontribuojnë me para. Llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit që edhe e takoi të shtunën në shtëpinë e BB Vip2, i cili e ka postuar linkun në Instastory.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga familjarët e tij”, duke bashkëngjitur linkun e donacioneve.
Duke qenë se GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente, sigurisht, ky vendim për të krijuar një llogari të tillë, nuk është pritur edhe aq mirë.
Të shumtë ishin ata që e komentuan veprimin si të pahijshëm, për shkak të qëllimit që vetë GoFundMe ka. Të tjerë e kanë quajtur si “mashtrim”, pasi sipas tyre, Luizi nuk ka asnjë dijeni për llogarinë e krijuar. Ndërsa një pakicë e komentuesve e kanë justifikuar hapjen e llogarisë me pretendimin që “gjithë Shqipëria po bën lekë në kurrizin e Luizit”.
Deri më tani, shuma ka shkuar në mbi 9 mijë dollarë.
