Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Baçi sulmon Alibeajn: Si duartrokiste dhe buzëqeshte dikur për t’i rënë Berishës në sy

17:33 / March 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 1676414242xluanipng 702
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luan Baçi ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt, të cilin e akuzon se po përdor të gjitha mënyrat për të luftuar dhe përçarë demokratët me urdhër të punëdhënësit të tij, Lulzim Basha.

Deputeti demokrat ka përmendur edhe dhuratat dhe financimet nga kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po bëhet gati t’i japë fonde mbi 1  milionë € nga buxheti i shtetit.

“Në fakt nuk ke faj ti, mirë bën, kështu vazhdo,  mos lërë gjë pa bërë, luftoi demokratët deri në fund, mos ndalo, përdori të gjitha mënyrat, nga më të ndyrat, se vetëm kështu, kënaqet punëdhënesi jot!

Në kuvendin e Korrikut të 2021, duartrokitet pa pushim kur hyri doktor Berisha në kuvend, qëndruat në këmbë deri sa u ul dhe po të njëjtën gjë edhe kur iku dhe nuk ndalonit së buzëqeshuri për t’i rënë sado pak në sy!

Pas 9 Shtatorit se patë për gjë, te thoshe, mbase ka ardhur koha, që PD edhe mund të mos ekzistoj nuk ka problem, do të lindë prap dielli nesër, perifrazove!

Pastaj nuk e kuptuam se si të hyri kjo dashuri e madhe, për ta “forcuar” PD dhe po bën çmos që ta prezantosh denjësisht me kandidat që i propozon vet, i voton vet, dhe i vendos vet!

Po mirë vulën ta dha Rama edhe siglen ta dha, fondet mbi 1  milionë € nga buxheti i shtetit do t’i marresh, plus “dhuratat” qeveritare s’po i quajmë se nuk e dimë sa janë!

Po çfarë pune të prishin demokratët që po garojnë, përballë mazhorancës me mundësitë e tyre, me financat e tyre, pa siglen e tyre, që ti e mbanë në xhep, si Ferto Fetahu në Cakran, që nuk do t’i leshë të garojnë edhe kështu, në një koalicion opozitar, me kandidat që i kanë votuar vet me një anëtar e një votë?

Çfarë pune të prish EVDAR KODHELI në Fier që në fushatën e 25 Prillit 2021 ishte pjesë e fushatës tënde, punoi personalisht për ty, madje të solli dhe shumë biznese sponcorizuese, që nuk e di askush ku perfunduan?

Po strukturat e kësaj dege, anëtarët dhe simpatizantet e shumtë, që ishin të gatshëm sa herë që të duheshin, dhe me çdo gjë qe të duhej, megjithë hallet e shumta që kishin vet, çfarë të kanë bërë?

Çfarë pune të prish RESMI SHANAJ në Mallakastër që të mbeshteti pa kushte?

Çfarë të ka bërë EDUARD SHARKA,  që në zgjedhjet e 2021, punoi dhe kontribuoi aq shumë duke sjellë te PD mijëra vota, pa asnjë ndihmë nga ju?

Çfarë të ka bërë AUREL MALKO  në Divjakë që në çdo takim dhe çdo ditë, vetëm punonte për ty?

SOFIE ALUSHAJ  në Patos, doktoresha e respektuar dhe e  kudogjendur dhe demokratët e nderuar aty, çfarë të kanë bërë që i lufton dhe u vë kandidat përballë, që të fitojë lehtësisht Rama!

ERDIT HAZISAJ në Rroskovec dhe gjithë ata demokratët e nderuar dhe të pa epur të asaj zone, që të prisnin dhe përcillnin si të ishe pasha, çfarë të kanë bërë, që nuk i lë rehat?

Çfarë të kanë bërë demokratët e këtij qarku, që nga hiçi të ngrijtjen dhe të çuan shumë lartë, aty ku nuk e kishe menduar!”, shkruan ai në postim.

Enkelejd Alibeaj Luan Baçi Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.