Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliona besimtarë në mbarë botën nisin agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka edhe shumë të tjerë, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë, por kanë frikë për shëndetin e tyre, pasi vuajnë nga sëmundje të caktuara.

Për këtë arsye, shumë prej tyre, “vërshojnë” drejt motorëve të kërkimit për të drejtuar pyetje nëse mund të agjërojnë, sidomos pacientët që kanë sëmundje të zemrës.

“A mund të agjërojnë pacientët me zemër? A kam shqetësime nëse agjëroj? Si duhet t’i përdor ilaçet e mia gjatë agjërimit?

Janë këto disa nga pyetjet më të kërkuara në “Google”, por cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuar nëse agjërojnë?  

-Ata që kanë pasur një atak në zemër vitin e kaluar;
-Ata që kanë ankesa në lidhje me sëmundjet e zemrës që ende nuk mund të kontrollohen;
-Përdoruesit e drogës;
-Ata që përdorin shumë ilaçe dhe kanë dështim të zemrës;
-Pacientët me hipertension të pakontrolluar;
-Personat që përdorin hollues gjaku për shkak të protezave të valvulave të zemrës ose rritjes së rrezikut për goditje në tru.
-Për këta persona nuk rekomandohet agjërimi pa u konsultuar me mjekun. Nëse jeni duke agjëruar, duhet t’i kushtoni vëmendje dy çështjeve kryesore. Duhet të shmangni vaktet e papritura dhe sasitë e mëdha të ushqimit gjatë iftarit.

Menuja më e përshtatshme për ju do të jenë gatimet e lehta dhe mesdhetare. Pas një urie të gjatë, duhet të qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme dhe të shmangni ushqimin e shpejtë. Është metoda më e përshtatshme që personat me sëmundje të zemrës të hanë pak nga pak dhe shpesh duke i ndarë mes iftarit dhe sahurit.

SI DUHET TË JETË KONSUMI I UJIT?

Nëse agjërimi juaj miratohet nga mjeku, konsumi ditor i ujit duhet të jetë së paku 2 litra, përveç nëse ka ndonjë kusht shtesë. Kjo sasi duhet të merret duke e ndarë mes iftarit dhe sahurit.

Në veçanti, pacientët me hipertension dhe sëmundje të njohura kardiovaskulare nën terapi me ilaçe duhet të jenë tepër të ndjeshëm në këtë drejtim.
Nëse keni vendosur aparat në zemër, vitin e fundit, mund të merrni hollues gjaku për të shmangur problemet me venat. Në këtë rast nuk do të ishte i drejtë agjërimi.

Megjithatë, nëse periudha ka kaluar 1 vit, mund të agjëroni duke u konsultuar me mjekun tuaj. Në këtë rast, duhet patjetër të merrni miratimin nga mjeku juaj. Asnjëherë nuk rekomandohet agjërimi pa miratim.

agjerojne kategorite rrezikuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.