Mëngjesin e sotëm, disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas. Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla. Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.

