Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet ish-e dashura e Ervis Martinajt: S’kam lidhje me zhdukjen e tij! I kam dhënë fund historisë

17:14 / March 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deta Kokomani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Duke folur në Report Tv , ajo tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë.
Sipas Deta Kokomanit, jeta e saj vazhdon ndërsa shton se nuk ka aspak interes lidhur me fatin e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit që dyshohet se u pa para se të zhdukej në ambientet e një hoteli me ish-Misin. Referuar fjalëve që kanë qarkulluar në media se Ervis Martinaj shoqërohej me një vajzë tjetër dhe jo me të kur u zhduk, Deta Kokomani thotë se fjalët i janë përdorur.

Kanë dalë online, unë s’kam dhënë intervistë, thjesht janë përdorur fjalët e mia nëpërmjet personave të tjerë. S’i kam thënë unë ato fjalë drejtpërdrejt, kupton?! Ky muhabet ka marrë përmasa shumë të mëdha kështu që nuk dua ta zgjas. Unë s’kam lidhje me zhdukjen e personit, fare. Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare.”, tha Deta Kokomani në emisionin ‘Pa Gjurmë’.

Kujtojmë se 22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja.

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sedijen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.

Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

InCollage 20220826 124340191 1 960x960 1

Deta kokomani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.