Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim për “vrasje e kryer në bashkëpunim”, është arrestuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitarë në Kakavijë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 44-vjeçari me inicialet A.H, arrestimi i të cilit erdhi pasi në sistemin TIMS ai rezultonte i shpallur në kërkim.
Në tetor të viti 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, kishte vendosur për 44-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Dyshohet se i arrestuari ka vrarë në vitin 2008 një shqiptarë me inicialet F.K., ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.
Njoftimi i policisë:
Kakavije.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.
Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.
