Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë. Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Axhenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur pa firma në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin europian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.
Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshje është dhe Asociacioni.
