Ka përfunduar seanca për Inceneratorin e Fierit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe dosja ka kaluar për gjykim. Kurse dosja e Inceneratorit të Elbasanit do të gjykohet veçmas me një trupë tjetër gjykuese.
19 persona të do të përballen në Gjykatë në seancën e mëvonshme si të akuzuar për abuzim me koncensionin e këtij inceneratori. Mësohet se një prej të akuzuarve, përkatësisht Robert Shabani do të jetë i lirë pasi Gjykata i ka pushuar çështjen. Kanë rënë akuzat për skema mashtrimi dhe abuzim me faturat ndaj Shabanit.
Alqi Bllako do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv si funksionar publik në bashkëveprim me sektorin privat. Përveç Etleva Kondit, të gjithë të akuzuarit kanë kërkuar të marrin gjykim të shkurtuar në mënyrë që t’u ulet masa e dënimit. Të pandehur për këtë incenerator janë ish-ministri Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 17 persona të tjerë. Akuzat janë korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
