Policia e Dibrës ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi kërcënoi bashkëfshatarin për motive pronësie.
Ai u kap pas njoftimit se në fshatin Vrenjt kishte qëlluar me armë zjarri (kallashnikov) në ajër, për të kërcënuar komshiun e tij.
49-vjeçari i identifikuar me inicialet A.F., u arrestua në fshatin Vrenjt, pas konfliktit me 25-vjeçarin M.F., për çështje pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
