Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha u ndal edhe në ekspozitën që kryeministri hapi në Athinë me pikturat e tij. Berisha tha se Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina, referuar pikturave të kreut të qeverisë.
“Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare”, tha Berisha.
