Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset

13:08 / March 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
642022e4a13d5Screenshot 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do të jetë qendra më e madhe digjitale në rajon.

Por, veç saj, për të thithur sa më shumë kompani në fushën e inovacionit po hapen edhe shumë hapësira të tjera, si Tirana Techno Hub, apo edhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, si dhe klasat e Kodimit dhe Inteligjencës Artificiale.

“Të rinjtë e Tiranës po kalojnë dita-ditës më shumë kohë në Metaverse, Chat-GPT, duke folur për Blockchain dhe duke u aftësuar në fushën e kodimit dhe Inteligjencës Artificiale. Për Tiranën kjo është një mundësi fantastike për ta diversifikuar ekonominë dhe punësimin, duke e përshpejtuar zhvendosjen nga fasoneria dhe call-center, tek kodimi, teknologjia dhe inovacioni. Kjo shpjegon pse një nga pronat më të mira të qytetit, në mos më e mira, siç është Piramida e Tiranës, për pak ditë hapet si Qendra më e madhe e Teknologjisë dhe Inovacionit, ndoshta më e madhja në rajonin tonë, në Ballkan. Një ekosistem që do të akomodojë startup-e, inkubatorë dhe akseleratorë të biznesit, më e mira në rajon. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur sipërmarrësit e rinj, por edhe për të aftësuar të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe në punët e së ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Piramida do të jetë shtëpia e re e TUMO-s, një qendër inovative që nxit kreativitetin dhe ndërtimin e aftësive teknologjike për fëmijët dhe adoleshentët, e cila operon tashmë prej 3 vitesh dhe ku janë aftësuar 2,200 nxënës.

“Ky është vetëm fillimi, në një botë që po bëhet gjithnjë e më e lidhur dhe më e ndërlidhur, qëllimet tona janë edhe më ambicioze. Mbi 40 shkolla të reja, Piramida, Kampusi Universitar, Klasat e Kodimit dhe Inteligjencës Artificiale janë pjesë e paketës së investimeve që po bëjmë çdo ditë për brezin e ri, ata që do të drejtojnë Tiranën e 100 viteve të ardhshme. Për 5 vitet e ardhshme Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Qeverisë dhe kryeministrit Rama ka marrë statusin e zhvillimit të Zonës së Lirë Ekonomike, në periferi të Tiranës, e njohur si TEDA Tirana, ku përmes incentivave të duhura do të tërheqë kompani të mëdha botërore, kryesisht të specializuara në fushën e teknologjisë, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike. Si pjesë e vizionit tonë për 5 vitet e ardhshme kemi në plan të hapim Tirana Techno Hub, një strukturë moderne me një sipërfaqe prej 5000 metrash katrorë dedikuar fuqizimit dhe promovimit të inovacionit, startup-eve dhe teknologjisë,” theksoi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se pjesë e këtij ekosistemi të teknologjisë dhe inovacionit do të jetë edhe vetë Bashkia e Tiranës, duke digjitalizuar 100% të shërbimeve.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.