Policia greke ka parandaluar një sulm terrorist. Janë arrestuar dy shtetas pakistanezë, të moshave 27 dhe 29 vjeç, të cilët jetonin në Greqi prej 5 vitesh.
Me sulmet e tyre ata synonin njerëzit e pafajshëm, civilët dhe mësohet se urdhrat i merrnin nga një tjetër person në Iran, i cili ishte edhe organizatori i këtij rrjeti dhe që kërkohet për 2 vrasje.
Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në shtrirjen përfundimtare, ishte një restorant me interesa hebreje në Psirri, i cili funksiononte edhe si sinagogë dhe autorët kishin zgjedhur të sulmonin ose me armë, me eksploziv ose duke vënë zjarrin, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz.
Me fjalë të tjera, qëllimi ishte një gjakderdhje masive me viktima të civilëve të pafajshëm. Sipas mediave greke, për çdo person të vdekur, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro nga organizatori pakistanez i rrjetit terrorist