Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërimi i burrit të deputetes së PS prokuror/ Ish-Presidenti: Qesharak përtej imagjinatës!

19:27 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Felaj me burrin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti Bujar Nishani duke komentuar emërimin e Bledar Valikaj si magjistrat nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e konsideron këtë vendim skandal, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Administrative detyronte Presidentin e Republikës të bënte dekretimin e tij dhe jo KLP-në, institucion i ri i drejtësisë.

Nishani thotë se vendimi i Gjykatës Administrative që i kërkonte Presidentit të dekretonte Valikajn si prokuror është qesharak përtej imagjinatës. Mbi këtë vendim është bazuar institucioni i ri i KLP-së, i krijuar pas reformës në drejtësi, ndërsa vendimi i Gjykatës Administrative ishte marrë disa vite më parë.

Sipas Nishanit, emërimi i një personi jo magjistrat si prokuror apo gjyqtar është shkelje flagrante e Kushtetutës, duke shtuar se “për fat të keq, sot drejtësia ka degraduar akoma më shumë”.

Reagimi i plotë i Nishanit:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokuror duke i dhënë edhe titullin magjistrat z. Bledar Valikaj.

Për shkak se gjatë kohës që isha President i Republikës e refuzova dekretimin e atij emërimi dhe sot qëndrimi im si Kryetar i Shtetit referohet në këtë çështje duhet të denoncoj standardin skandaloz ku kanë degraduar institucionet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Së pari, interpretimi i faktit se z. Valikaj është bashkëshorti i një deputeteje dhe politikaneje të së majtës është i gabuar dhe i padrejtë.

Secili prej bashkëshortëve ka bërë zgjedhjen e vet në çështjen e angazhimeve profesionale.

Gjykimi është vetëm mbi sjelljen institucionale e ligjore për secilin në fushën e tij.

Emërimi i një personi jo magjistrat si prokuror apo gjyqtar është një shkelje dhe mospërfillje flagrante dhe arrogante e asaj që është e shkruar e zezë mbi të bardhë në Kushtetutën tonë, ndryshimit të së cilës me konsensus 100% ju bë një jehonë historike dhe e përbotshme.

Interpretimi se kërkesa e tij është refuzuar gjatë kohës kur ndryshimet kushtetuese nuk ishin miratuar është një spekulim aspak fín.

Në atë periudhë të qenit magjistrat nuk ishte kategorik por edhe e drejta për të emëruar një jo-magjistrat ishte e përcaktuar mbi një përqindje strikte në numrin total të prokurorëve e gjyqtarëve çka ishte tejkaluar duke pamundësuar kështu emërimin.

Skandali i influencës antiligjore vijoj në Gjykatën Administrative.

Gjykata urdhëronte Presidentin e Republikës të bënte DEKRET!!!!

Qesharake përtej imagjinatës.

Me gjithë pikëpamjen time ndryshe por mund ta pranojë që gjykata të gjykojë administrativisht përmbajtjen e një Dekreti (pra kur ai është lëshuar nga Kreu i Shtetit) dhe jo të urdhërojë bërjen e Dekretit.

DEKRETI është tagër kushtetues i Kryetarit të Shtetit.

Përmbajtja e tij mund të gjykohet e rrëzohet nga një gjykatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese. Veç përmbajtja e tij!

Po nëse një trup gjykuese jep një Vendim me Vdekje sot, kur ai lloj dënimi është hequr në Shqipëri, çfarë do të bëj Prokuroria, do ta ekzekutojë?????

Së dyti, nëse pranojmë logjikën skandaloze të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, opinioni duhet të dijë se “fakti” i atij vendimi të Gjykatës Administrative është lëshimi i Dekretit prej Kryetarit të Shtetit, pra i atribuohej Institucionit të Presidentit të Republikës dhe jo KLP, e cila nuk ekzistonte në atë periudhë.

Sot KLP ka marrë përsipër ushtrimin e tagrit të një pushteti tjetër, të adresuar në një kohë kur vetë KLP as nuk ekzistonte si entitet.

Skandalet në fakt, nuk kanë logjikë.

Skandalet e njëpasnjëshme në institucionet e kontrollit dhe drejtimit të drejtësisë tregojnë se, për fat të keq, sot drejtësia ka degraduar akoma më shumë.

Pasojat i kanë shqiptarët.

Jo kolektivisht.

Individualisht, dikush me parë e dikush më pas.

Bujar Nishani Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.