Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Anëtarësimi në NATO, Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën

10:03 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme e Suedisë njoftoi se do të thërresë ambasadorin rus në Stokholm lidhur me kërcënimet për kërkesën e Suedisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Ministria e Jashtme i cilësoi komentet e ambasadorit si “përpjekje për ndërhyrje”. Së bashku me Finlandën fqinje Suediahoqi hoqi vitin e kaluar dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkoi anëtarësimin në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Çfarë ka thënë ambasadori rus?

Në një deklaratë të gjatë të shpërndarë në faqen e ambasadës ruse në Facebook me titull “Një hap suedez drejt humnerës”, ambasadori thotë se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, kufijtë e aleancës me Rusinë pothuajse do të dyfishohen. Ai shtoi se kjo nuk do të forconte sigurinë e Evropës, por do t’i bënte anëtarët e rinj të NATO-s “një objektiv legjitim për masa hakmarrëse ruse, duke përfshirë edhe ato të natyrës ushtarake”. Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se ministria e tij e ka thërrur ambasadorin rus “për të bërë një deklaratë të qartë kundër kësaj përpjekjeje të hapur për ndikim”.

Rrugë me pengesa

Përpjekja e përbashkët e vendeve nordike për t’u bërë anëtarë të NATO-s ishte plot me pengesa, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve diplomatike me Turqinë dhe në një masë më të vogël me Hungarinë. Turqia ka thënë se synon të ratifikojë kërkesën e Finlandës këtë muaj, ndërkohë që parlamenti i Hungarisë e miratoi tashmë atë. Ndërsa kërkesa e Suedisë mbetet në pritje. Që një vend i ri të anëtarësohet në NATO kërkesa duhet të miratojnë unanimisht nga të 30 vendet anëtare.

nato Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.