Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku kanë protestuar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj nga kunati i saj në Pejë. Protesta u zhvillua në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin një konferencë për media lidhur me rastin. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn, nënën e një djali, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Krahas kësaj, ata kërkojnë edhe përgjegjësi nga institucionet për trajtimin e rastit të saj.