Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit

13:12 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 143
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin. “Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit. Kështu do të kishim një qytet, një shoqëri, një vend edhe më të begatë, më të bekuar, një shoqëri edhe më të dashur, me njerëz më tolerantë. Ndaj, uroj që çdo ditë e këtij qyteti, çdo ditë e kësaj shoqërie, çdo ditë e jetës sonë, të jetë një ditë që jetohet me këtë zell, me këtë përkushtim, me këtë çiltërsi, e me këtë dinjitet”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi: “Ditët më të mira i kemi përpara! Por kur mendoj se jam ndoshta i fundit i asaj gjenerate që fenë e kishte të ndaluar, besimin e kishte të ndaluar, organizimi i iftarit do e çonte të gjithë këtë grupim prapa hekurave në ato vite, aty kuptojmë sa kemi ecur. Jo gjithmonë kemi punuar për të ecur përpara, por kemi ecur shumë, kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë. Ndaj, besoj që rrugëtimin dhe ditët më të bukura, dashtë Zoti dhe dëshira e tij do t’i kemi përpara. Faleminderit dhe Zoti jua pranoftë!”.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.