Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj nga Vora: Asnjë demokrat nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin

17:27 / April 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cc5583e8 56bf 4595 8e56 93a025b40b3f 770x401 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Demokratëve në Vorë u vjen turp të përfaqësohen nga shkaktarët e Gërdecit dhe të identifikohen me ata që financohen nga shkaktarët e luftës në Ukrainë”.

Kështu u shpreh Erion Veliaj gjatë takimit me socialistët e Vorës, ku ftoi këdo që të votojë kandidatin Blerim Shera për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.

“Para se të vija këtu, një nga miqtë që përqafova ishte Geraldo Durda, i cili humbi vëllain e tij të vogël në Gërdec. Partia që organizoi Gërdecin me djalin e Saliut dhe baxhanakun e Saliut e ka të pamundur sot të gjejë një kandidat nga Vora, se çdo demokrati i vjen turp të identifikohet me Gërdecin, i vjen turp të identifikohet me Monikën dhe Ilirin, i vjen turp të identifikohet me Rusinë. Por mos e humbni shpresën, është nder dhe privilegj të identifikoheni me Blerim Sherën dhe Partinë Socialiste.

Ky është opsion më i mirë se sa të sëkëlldisesh me turp edhe me kokën ulur. Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë! Si mund të votohet një forcë politike që vetëm bastis, vetëm tradhton dhe vetëm shkel në besë. Si mund të votohet dhe duhet t’i thuhet demokratëve, një forcë që financohet nga rusët. Si mund të votohen njerëz që Vorën e shohin vetëm si tranzit ku shkojnë rrugës për në Lalëz”, u shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në sesionin e UNESCO-s, prezanton progresin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

22:27 / July 24, 2026

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026

Tragjedia në Roskovec, 35-vjeçari i jep fund jetës pas negociatave me RENEA-n

17:49 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.