Vetëm pak muaj nga ndryshimet e bëra në Kadastrën e Durrësit, sërish është ndryshuar drejtuesi i saj.
Sot është shkarkuar Xheni Agolli, e cila e ka marrë këtë detyrë në 12 dhjetor 2022. Pozicionin e kreut të Kadastrës në qytetin bregdetar e ka pasur Risena Xhaja, e cila dha dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.
Mbingarkesa në këtë post dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit, kanë nxjerrë në dukje problematikat me të cilat është përballur ASHK në Durrës që nga viti 2019 e në vazhdim, periudhë kur kadastra dhe hipoteka u bashkuan në një agjenci të vetme.
