Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Uroj që Putin të kaloj pjesën tjetër të jetës në një bodrum

12:40 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron që homologu i tij rus Vladimir Putin të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale, një praktikë që forcat ruse e kanë përdorur vazhdimisht për  civilët ukrainas.

Zelensky i bëri komentet gjatë një vizite  të hënën në një fshat në rajonin e Ukrainës veriore, ku trupat ruse mbanin civilët ukrainas të mbyllur në kushte çnjerëzore gjatë ditëve të para të pushtimit.

Prillin e kaluar, kur ushtarët ukrainas çliruan një fshat, ata zbuluan një bodrum në një shkollë ku rusët kishin mbajtur rreth 400 banorë robër për 27 ditë. 11persona vdiqën.

Zona rreth Kharkiv ishte nën pushtimin e trupave ruse për muaj të tërë. Forcat ruse u tërhoqën nga atje në fillim të shtatorit pas një kundërsulmi ukrainas. Në përvjetorin e çlirimit, Zelensky foli me vendasit dhe i falënderoi ata që luftuan me guxim për jetën e tyre.

“Pasi e pashë gjithë këtë, unë mund t’i uroj vetëm presidentit rus Putin që të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum, duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale”, tha ai.

Zelensky në vizitën në  Jahidne u shoqërua nga zëvendëskancelari gjerman  Robert Hambeck  dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Europës Marisa Pejcinoviç Buric.

Zelensky ka udhëtuar disa herë në zonat e vijës së parë gjatë dy javëve të fundit. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Habekun dhe Buriç për praninë e tyre dhe siguroi se ishte e rëndësishme që aleatët e Ukrainës të shihnin situatën në vend.

“Është e rëndësishme që ata ta shohin këtë dhe të jenë në ato bodrume për të kuptuar nëse duhet të ndihmojnë Ukrainën  apo  të vazhdojnë të mendojnë se si të gjejnë një mënyrë për të biseduar me  Rusinë ,” theksoi ai.

Zelensky tha se trupat ruse dhe lidershipi i vendit, përfshirë presidentin  Vladimir Putin , ishin përgjegjës për tragjedinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 2026

Trump kërcënon BE-në me tarifa pas gjobës ndaj Google: Evropa do të paguajë çmim të lartë

22:13 / July 24, 2026

Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

22:02 / July 24, 2026

Lufta SHBA-Iran hyn në një fazë të re, raketat amerikane godasin Teheranin

20:33 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.