Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Energjisë BE-SHBA në Bruksel, tha se armët bërthamore në Bjellorusi kërcënojnë Europën.
“Ka më shumë se një vit që kur Putin filloi të shkatërrojë Ukrainën dhe ai duket i vendosur të vazhdojë me gjakderdhjen dhe shkatërrimin e tij brutal. Lëvizja e tij e fundit, për transferimin e armëve bërthamore Bjellorusi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane”,-tha Borrell.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se retorika e Presidentit Putin gjatë vitit të kaluar, madje edhe para pushtimit, është në të vërtetë e rrezikshme dhe e pamatur.