Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? – Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi

16:03 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionistas 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, bëjnë me dije se kjo masë financiare do të jepet për moshën e tretë bashkë me pensionin mujor të pleqërisë, në momentin që ata bëjnë tërheqjen. Ndërsa për pensionistët që kanë pasur si datë tërheqjeje 1 dhe 2 Prill, bonusi është dhënë në datën 3 Prill.

Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se nëse pensionistët, për arsye të ndryshme, siç mund të jetë jetesa jashtë vendit, nuk e tërheqin bonusin shpejt, ai do të ruhet për 3 vite, duke i dhënë mundësisë e përfitimit gjithësecilit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky vendim vjen si efekt i mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Ndërsa është zotuar që pas reformës për rritjen e pagave, qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon rritjen e masës së pensionit.

Kjo është hera e parë që miratohet një bonus për pensionistët në këtë periudhë të vitit, pasi në buxhet përcaktohet vetëm shpëblimi i fundvitit. Këtë bonus do ta përfitojnë afro 673 mijë në të gjithë vendin. Në buxhetin e shtetit për këtë vit, janë programuar 2.2 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.