Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

09:16 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tusk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderë francezë dhe gjermanë kanë sinjalizuar se nuk kanë vullnet për të ofruar një zgjatje tjetër të afatit të fundit për Brexit. Por në përshkrimin e samitit të javës së kaluar të BE për Brexitin, Donald Tusk deklaroi të martën se askush nuk duhet ta braktisë “ëndrrën” se Britania e Madhe mund ta kthejë pas kursin e saj. Ai kërkoi nga politikanët e BE që të mos japin nxitje për një dalje të shpejtë të Britanisë thjesht nga rraskapitja.

“Në këtë moment të vështirë në historinë tonë, na nevojiten ëndërrimtarë dhe ëndrra. Ne nuk mund t’i dorëzohemi fatalizmit. Të paktën unë nuk do të ndaloj së ëndërruari për një Evropë më të mirë dhe të bashkuar”.

Tusku nuk përmendi me emër liderë të caktuar, por Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë në samit se preferonte që t’i jepte vetëm pak javë Britanisë së Madhe për t’i mbyllur negociatat, në dallim nga gjashtë muajt, që iu dhanë.

‘Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë’

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas theksoi të martën se Britania e Madhe nuk duhet të presë që t’i jepet një shtyrje tjetër. Ai tha se çdo kërkesë e tillë do të lexohet si dëshirë për të qëndruar në BE.

“Në tetor ata duhet të vendosin se çfarë duan”, i tha Maas gazetës Financial Times. “Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë”

Në aluzion për situatën absurde të Britanisë, kur ajo po përgatitet të paraqesë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, Maas tha: “Vetëm mendo për këtë: thua se do të largohesh nga Evropa dhe pastaj ti mban zgjedhje për Parlamentin Evropian”

Por Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker megjithatë tha të martën se është në dorën e Britanisë se kur duhet të largohet nga BE. Por shtoi se nuk pret që qeveria britanike ta ndryshojë kursin.

Junckeri gjithashtu propozoi që para afatit të 31 tetorit, 27 shtetet e tjera të BE të ruajnë të drejtën të takohen pa e ftuar Britaninë e Madhe./DW

BE tusk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.