Elvana Gjata po shijon ende suksesin e filmit “Dy gisht mjaltë”, por janë fansat ata që zbulojnë një projekt të ardhshëm të këngëtares, pas rikthimit të bujshëm.
Elvana qëndroi në heshtje për pesë muaj, pas ngjarjes në ish-Bllok ku u përfshi i fejuari i saj. Ajo u rikthye për publikun me këngën “Tavolina e mërzisë” dhe më pas filmi në bashkëpunim me Ermal Mamaqin.
Në faqen e instagramit të fansave të saj thuhet se këtë fundjavë Elvana do të performojë në dy koncerte në Zvicër dhe në Gjermani.

