Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hashashin e mbante në tasa/ E denoncojnë qytetarët, policia e arreston në shtëpi (VIDEO)

09:40 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashash vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë qenë qytetarët ata që e kanë denoncuar se shpërndante lëndë narkotike.

Policia e ka quajtur operacionin “Bashkëpunimi”, falë sinjalizimeve të vlonjatëve, dhe ka bërë kontroll në shtëpinë e E.A., 28 vjeç. “Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva”, thotë policia. Poshtë videos njoftimi i plotë.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi”

Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.