Një ngjarje e frikshme është shënuar në Brazil, ku policia ka vënë në pranga dy persona, si përgjegjës për groposjen gjallë të një 36-vjeçareje në një varrezë.
Nëna e 4 fëmijëve u rrah dhe u tërhoq zvarrë nga dy agresorët përpara se të varrosej në një varrezë murale në Visconde do Rio Branco, në jug të shtetit Minas Gerais.
Ajo qëndroi e “mbyllur” për 10 orë, përpara se varrmihësit të dëgjonin thirrjen e saj për ndihmë dhe të lajmëronin policinë, e cila ndërhyri duke e nxjerrë jashtë. Dy autorët e këtij krimi 20 dhe 22 vjeç tentuan të arratiseshin, por u kapën përpara se të dilnin nga shtetit.
