Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj pret basketbollistet e Partizanit që fituan Ligën Unike: Krenar për lojën tuaj të shkëlqyer

12:51 / April 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 05 at 12.19.08
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti vajzat e skuadrës, të cilat i përgëzoi për titullin, sidomos në një vit kaq të veçantë, ku Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023.

“Jam super krenar për gocat e Partizanit dhe performancën e tyre të shkëlqyer. Në vitin që jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, sjellja e një kupe në Tiranë më bën vërtet shumë të lumtur. Ndihem i shpërblyer, jo vetëm për faktin se kemi kthyer vëmendjen te sporti. Më pëlqen edhe rivaliteti kur, njëherë e sjell Tirana një kupë, një herë Partizani, duke na bërë të besojmë fort tek arritjet në të ardhmen dhe sigurisht, frymëzon çuna e goca të vegjël që shohin e thonë: ‘Ej, mund t’ia dalësh, në këtë vend mund të jesh sportist i mirë, qytetar i mirë, mund të jesh aktivist e i angazhuar’. Fakti që sot ekipi është ndërkombëtar, nga të gjithë cepat e Shqipërisë, por edhe nga cepa të ndryshëm të botës, e ka bërë vërtet kuptimplotë këtë kupë”,-u shpreh Veliaj.

Menaxheri i klubit shumësportësh të Partizanit, Shkëlqim Muça, u shpreh krenar për skuadrën, teksa premtoi se do vijojë të punojë për rritjen e cilësisë dhe të tifozëve të sportit të basketbollit. “Ju falenderojmë për mbështetjen! Do mundohemi të rrisim nivelin dhe natyrisht, sporti është ai që i bën njerëzit më të dashur, më paqedashës. Duam të rrisim numrin e tifozëve në fushat tona. Kjo vjen me rritjen e cilësisë dhe e premtojmë këtë, që do punojmë përditë për ta rritur cilësinë”,-tha ai.

Eliverta Bujari, trajnerja e ekipit të basketbollit të vajzave të Partizanit u shpreh se tashmë sfida e radhës është fitorja e kampionatit. “Unë jam krenare për gocat! Liga Unike ka qenë mëse e merituar në mes Vlorës. Urojmë të vijmë prapë me fitimin e Kampionatit, që Partizani pas shumë vitesh duhet ta ketë një kampionat të dytë”,-tha ajo. Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar fiton Ligën Unike, në edicionin e saj të dytë.

WhatsApp Image 2023 04 05 at 12.18.55

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.