Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK, 62 letërporosi jashtë vendit në 2022

17:43 / April 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme u kërkon partnerëve ndihmë nëpërmjet letërporosive për të kryer verifikime për çështje hetimore të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me tendera në vendin tonë.

Në raportin vjetor, SPAK thotë se ka kërkuar ndihmë nga partnerët gjatë 2022 në 62 raste dhe përveç çështjeve të korrupsionit, është kërkuar ndihmë edhe për hetimet për vrasje, mashtrim dhe disa vepra te tjera.

Pjesa më e madhe e letërporosive të dërguara nga SPAK janë drejt Italisë, Kosovës, SHBA-së, por nuk mungojnë as kërkesat e bëra vendeve si Qipro, apo San Marino për verifikime në kuadër të hetimeve shqiptare.

“2 vitet e fundit, Belgjika dhe Holanda janë dy shtetet të cilat vënë më shpesh në lëvizje prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar me anë të letërporosive hetime për anëtarë të grupeve kriminale të përfshirë në trafik droge që veprojnë në dy shtete, si dhe hetime për gjurmimin e parave të pista”.

Në raportin vjetor, SPAK bën të ditur se gjatë 2022 ka pritur nga partnerët 54 kërkesa për ndihmë juridike, 19 nga Holanda dhe Belgjika, më pas vjen Gjermania, Kosova, Italia dhe shtete të tjera. Objekt të letërporosive të huaja janë gjithashtu edhe veprat penale të mashtrimi, mashtrimit kompjuterik që lidhen me Call Centerat, si dhe vjedhje dhe falsifikimi i dokumenteve apo korrupsion.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.