Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: ‘Rilindja’ e ka halë në sy Shkodrën! S’do e firmosja zgjedhjet e 6 marsit po ta dija se Bashkia do përfundonte në duart e PS

18:06 / April 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se Rilindja e ka halë në sy qytetin e Shkodrës dhe shprehu bindjen se do të mbetet në duart e opozitës.

Në krah të kryebashkiakut aktual, Bardh Spahia, Meta u ndal te disa pika që kanë nevojë për përmirësim. Megjithatë sulmon qeverinë duke thënë se bashkia do të kishte falimentuar nëse do të kishte rënë në duart e opozitës.

“Shkodra që ka tërë atë vijë liqenore të mos ketë drejtori të shërbimit informativ, Shkodra nuk ka Gjykatë Apeli, nuk ka Gjykatë Administrative, nuk ka drejtori Arkivash. Kjo zhbërje është bërë për t’ia ulur vlerën e Shkodrës, për t’ia ulur vlerën elektorale, ekonomike. Shkodra e Universitetit Gurakuqi, ju e dini shumë mirë se si ka vajtur raporti i universiteteve gjatë “Rilindjes”. Kjo situatë dramatike duhet të ndalet në 14 maj. Ata ju kanë halë në sy, Shkodra ka qenë e lirë në kohë të errëta jo më tani. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës, po të kishte rënë në dorë të tyre, siç ka falimentuar bashkia e Kavajës, e Vorës”, tha Meta.

Ndër të tjera, Ilir Meta u kthye pas në kohë duke thënë se nuk do e kishte firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 mars, nëse do e dinte se Shkodra do i kalonte socialistëve.

“Pse paska qeveria e Kosovës mundësi të japë 100 euro për studentët dhe nuk kemi ne? Ne kemi buxhetin dy herë më të madh se Kosova. I pyeta edhe në Malësinë e Madhe ata miqtë tanë atje, pse një mësues shqiptar në Tuz merr 9900 euro në vit, ndërsa këtu merr 4200 euro? A mundet një mësues me 4200 euro në vit të mbajë familjen e tij, të rrisë familjen e tij? Nuk është rastësi, ne s’kemi incenerator dhe paguajmë lekë. Incenerator s’ka dhe ne lekët i paguajmë. A e mendon ndonjë shkodran se kjo dorë mund të firmoste dekretin e 6 marsit po të ishte i bindur që Shkodra do të binte në dorë të sektit më të rrezikshëm”, përfundoi Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.