Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të bëhet kompensimi për rritjen e pagës minimale? Bizneset humbasin të drejtën e përfitimit nëse shkelin afatet

16:12 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pagat1
Viele Euro Geldscheine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin që sqaron se si do të bëhet kompensimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për rritjen e pagës minimale e cila ka hyrë në fuqi më 1 Prill dhe cilat janë kategoritë e subjekteve që përfitojnë.

Sipas udhëzimit në fjalë, “Subjektet private që kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar nga fondi i kontigjencës për kompensimin financiar janë subjekte juridike apo fizike që kanë të punësuar punëmarrës që paguhen me pagë minimale dhe ushtrojnë aktivitet në fushat e veprimtarisë ekonomike të industrisë përpunuese, peshkimit, bujqësisë dhe pyjeve, të cilat rezultojnë në regjistrin e tatimpaguesve të administratës tatimore, që u fillon kodi NACE2 me A dhe C”.

Subjektet private, të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin për kompensimin, plotësojnë formularin e kërkesës elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania në shërbimin “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Afati i kërkesës është jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, nga muaji i pritshëm i deklarimit, për periudhën që kërkohet kompensim, në të kundërt e drejta e kompensimit për atë periudhë humbet.

Formulari i kërkesës, përmban të dhëna identifikuese për subjektin dhe të dhëna që vërtetojnë se subjekti: b) nuk është në pronësi shtetërore; c) nuk është i vetëpunësuar; d) nuk është në proces falimentimi; ç) si dhe nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore seri në momentin e kërkesës ose në momentin e kërkesës të vërtetojnë, se:kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre; kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjoba.

Për të gjitha kërkesat që plotësojnë këto kritere, drejtoritë rajonale të punësimit, brenda 10 ditë pune, finalizojnë listën përfundimtare të subjekteve përfituese. Kompensimi do të llogaritet në bazë të numrit të punonjësve me pagë minimale të subjektit aplikues.

Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributive të muajit dhjetor 2022. Aplikantët, kërkesa e të cilëve nuk është aprovuar ose pranuar pjesërisht, kanë të drejtën e ankimimit pranë drejtorit të drejtorisë rajonale të AKPA-së brenda 3 ditëve pune nga momenti i publikimit të listës përfundimtare të subjekteve përfituese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026

DASH njofton ratifikimin e huasë 302 milionë dollarëshe për Shqipërinë, ministri Nufi: Votë besimi strategjike nga SHBA

14:11 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.