Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëna mëson live vdekjen e vajzës 22-vjeçare në aksident! Kishte 4 muaj që e kërkonte

18:47 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 bris 1680796581
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga ‘Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.

Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën. Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, një mesazh mbërriti në redaksi ku tha se vajza që po kërkohej kishte ndërruar jetë. Ai kishte bërë lidhjen me tatuazhin që 22-vjeçarja mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e të birit 5-vjeç “Rafaelo”.

“Odeta unë jam një banor nga Shkozeti i Durrësit. Po shikoja me vëmendje vajzën që thërritet me emrin “Coco” me mbiemrin Nexhipi mos gaboj që nëna ka folur nga Franca). Nuk jam i sigurt, por nga mesi i muajit shkurt ka ndodhur një aksident te mbikalimi i Fllakës. Unë kam qenë aty dhe e kam parë që është një vajzë e re, por nuk mund të them fiks se nuk e fiksova imazhin e asaj të gjorës. Interesohuni në spital, ju lutem bëri një verifikim. Mos gaboj ka qenë data 14 ose 14 shkurt, ora 4 e mëngjesit. Ju uroj suksese për punën tuaj fisnike, pasi ju ndjekim çdo ditë”, thuhet në mesazh.

Redaksia e “Pa Gjurmë” bëri verifikimet, nga ku zbuloi se vajza që kishte 52 ditë e paidentifikuar në morg ishte pikërisht Brisilda Nexhipi. Ky lajm iu dha “live” nënës në emision, e cila shpërtheu në lot dhe nuk donte ta besonte, për pasojë la transmetimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.