Babai i Kiara Titos, Arbër Tito, pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” të shtunën e kaluar, tregon se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së të bijës.
“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, tha mes të tjerash babai i Kiarës në një lidhje direkte nga Italia për “Ftesë në 5”.
Babai i moderatores shtoi më tej se të gjitha komentet denigruese kundër figurës së Kiarës do t’i ndjekë me avokatë nga Italia, sepse nuk mund të tolerojë çdo media apo çdo gazetar të shkruajë pafund lajme të rreme për të bijën.
“Çdo famë e ka një çmim, por mua më duket sikur Kiara po paguan një çmim jo të vetes…”
