Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Financimet ruse ku akuzohet Kryemadhi/ Ilir Meta e mohon: Po sulmohet nga Rama

21:54 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar akuzat që i janë bërë Monika Kryemadhit në lidhje me financimet ruse. Në një intervistë për emisionin “Log.”, Ilir Meta u shpreh se Monika Kryemadhi po sulmohet  nga Edi Rama sepse i ka çjerrë maskën për aferën e inceneratorëve.

“Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi. Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve”, tha Ilir Meta.

Pjesë nga intervista

Ilir Meta: Rezultati i 14 majit do të jetë një rezultat surprizë

Lorenc Vangjeli: Unë jam gati ta them rezultatin. Ka dy rezultate, i pari ku humbet Berisha në versionin më të keq socialistet marrin 45 bashki, pjesa e dytë ku fiton Meta vota popullore do të ndahet gjysmë për gjysmë

Ilir Meta: Fitorja e opozitës është e padiskutuar. Zoti Lorenc thotë që vota popullore do të jetë gjysmë për gjysmë, në këto kushte rezultati do varet nga kandidatët. Hajde ti marrim me radhë  kandidatët

Lorenc Vangjeli: Ka edhe martesa të dëshpëruara zoti Meta

Neritan Alibeali: Ju mendoni se zgjedhjet do jenë të drejta?

Ilir Meta: Jo absolutisht, si mund të jenë zgjedhje të drejta kur shkelet kodi zgjedhor?! Kjo situatë ekonomike, sociale kaq dëshpëruese që reflektohet në shifrat e largimit të qytetarëve nuk ka prekur vetëm qytetarët, ka prekur socialistët e ndershëm, ka prekur edhe administratën. Ky keq menaxhim dhe kjo mungesë transparencë…më thoni kur është bërë një mbledhje e këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak i Tiranës është si Parlamenti.

Endri Xhafo: A keni pasur ju më herët presion për të ashtuquajtur dosjen ruse, për të mos i dhënë këtë strehën ligjore Berishës?

Ilir Meta: Kurrë, asnjëherë nuk kam pasur. Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi.

Endri Xhafo: Kush po e sulmon Monika Kryemadhin?

Ilir Meta: Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve.

financime ruse Ilir Meta Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.