Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj jep lajmin e mirë për studentët, ironizon kandidatin e Berishës për transportin: Edhe në kohën e Enverit s’kishte biletë falas

09:02 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët të cilët përfitojnë abone falas. Veliaj bëri të ditur dje në Euronews se Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim që do të jetë Bashkia ajo që do të menaxhojë shpërndarjen e aboneve të studentëve duke shmangur në këtë mënyrë çdo fluks që mund të krijohet.

“Duke filluar nga muaji tjetër ne do e marrim në autorizim vetë të bashkisë shpërndarjen e abonesë. Falas bashkia tashmë e ka bërë për studentët. Pse? Sepse janë pjesa vulnerabël. Për studentët nuk kemi vetëm subvencionim nafte, ne paguajmë abonenë e studentit. Kush është student në territorin e Tiranës, e ka abonenë falas. Një nga arsyet pse ka pasur fluks te aboneja është se për studentët është falas. Ajo që ke parë janë kryesisht studentët sepse e dinë që është falas. Dhe thonë kjo është një gjë që është bonus për mua dhe ka hall mos mbarojë. Ndërkohë ne na ngelën mijëra. Në datën 1,2,3,4,5 vazhdojnë, abonetë janë stok. Kështu që një pjesë është kulturore, një pjesë është e menaxhimit tonë. Vendimi që kemi marrë dhe kalon në këshill bashkiak tani është ta marrim ne në menaxhim dhe ta shesim në të gjithë stacionet se qartazi do dojë kohë që edhe publiku të bindet që edhe në datë 1 dhe datë 2, siç janë fruta perimet, do hapen edhe këto”, theksoi Veliaj.

Veliaj komentoi dhe premtimin e kandidatit të Berishës për transport falas. “Të gjithë janë njerëz normal kur janë jashtë kamerave. Problemi këtu është pranon të jesh vetvetja apo do të bëhesh gazi i botës me premtime që nuk i bëri as Enver Hoxha, se dhe në kohën e Enver Hoxhës paguhej biletë autobusi se ishte e parealizueshme. Edhe atëherë kur çdo gjë ishte falas në sistemin komunist”,-deklaroi ai.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.